Franca vazhdon luftën me flakët, Macron: Situata më e vështirë që nga Lufta e Dytë Botërore

Franca vazhdon luftën me flakët, Macron: Situata më e vështirë që nga Lufta e Dytë Botërore

Franca po përballet me situatën më të vështirë që nga Lufta e Dytë Botërore, deklaroi presidenti Macron teksa vizitoi rajonin e prekur nga zjarret në jug të vendit. Ai bëri të ditur se një vatër ishte vënë nën kontroll, por të tjera mbeten intensive dhe kërkojnë një kujdes të jashtëzakonshëm. Më herët, autoritetet nxituan të krijonin breza të mëdhenj natyrorë për të parandaluar flakët të futeshin në qytetin Bordo, i cili u rrezikua drejtpërdrejt këtë të hënë. Sipas zyrtarëve, flakët që iu afruan rreth 15 kilometra zonës metropolitane janë stabël, por nuk janë ende nën kontroll. Me mbi 115 mijë hektarë të djegur dhe rreth 250 mijë banorë të evakuuar që prej datës 3 korrik si pasojë e zjarreve. Ndërsa 80 zjarrfikës janë lënduar në...