Pa zë në Washington? Kosova përballet me një sfidë të re diplomatike
Kosova aktualisht nuk ka asnjë kontratë aktive lobimi të regjistruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një situatë që ka hapur debat mbi mënyrën se si vendi po e menaxhon marrëdhënien me aleatin e tij më të rëndësishëm politik dhe të sigurisë. Mungesa e kontratave të lobimit shihet nga disa njohës të politikës amerikane si një dobësim i pranisë së Kosovës në Washington, ndërsa të tjerë vlerësojnë se problemi kryesor nuk lidhet me kompanitë lobuese, por me mungesën e një strategjie të qartë diplomatike dhe një angazhimi më të madh institucional. Lobimi në SHBA është përdorur prej vitesh nga shumë shtete për të krijuar kontakte me vendimmarrësit, për të promovuar interesat e tyre dhe për të ndërtuar marrëdhënie politike. Edhe Kosova ka një histori të...
Burimi:
javanews.al