Trump: Po zhvillohen bisedime për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin
Bota E Martë, 28 Korrik 2026 09:31 Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se po zhvillohen “negociata shumë miqësore” për konfliktin me Iranin, ndërsa për të tretën ditë radhazi nuk janë regjistruar sulme mes palëve. Duke folur për gazetarët në bordin e avionit presidencial Air Force One, Trump u shpreh optimist se lufta mund të marrë fund së shpejti. “Mendoj se ka një mundësi të mirë që diçka të ndodhë,” tha ai, duke paralajmëruar se nëse bisedimet dështojnë, SHBA-ja do t’i rikthehet operacioneve ushtarake. Nga ana tjetër, autoritetet iraniane kanë mohuar se po zhvillohen negociata të drejtpërdrejta me Uashingtonin, shkruan A2. Sipas Trump, ai vendosi të pezullojë sulmet amerikane të premten pasi vendet ndërmjetëse kërkuan t’u jepej një tjetër mundësi për dialog. Edhe...
Burimi:
kohajone.com