Ukraina po përdor dronët britanikë kundër Rusisë, Lavrov kërcënon Londrën: Do keni pasoja, rrezikoni të shiheni si pjesë e luftës!
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se Rusia ka të drejtë ta konsiderojë përfshirjen e drejtpërdrejtë të Britanisë në sulmet ndaj territorit rus si pjesëmarrje në luftën në Ukrainë, raportoi agjencia e lajmeve Interfax. Komentet e tij erdhën pas publikimit të një artikulli të ‘Times’ të shtunën, se dronët e prodhuar në Britani ishin përdorur për herë të parë në sulme me rreze të gjatë veprimi ndaj Rusisë. Pas publikimit, ambasada ruse në Londër paralajmëroi Britaninë për “pasoja” të paspecifikuara për furnizimin e Kievit me dronë. Kryeministri britanik Andy Burnham tha sot se Britania do ta mbështesë Ukrainën “100%” në luftën e saj kundër Rusisë dhe do të qëndrojë pranë Kievit “në orën e saj të nevojës”. Moska më parë ka akuzuar specialistët britanikë...
Burimi:
javanews.al