FOTO/ Komisionerja Kaja Kallas humbet njeriun e dashur, ndahet nga jeta babai i saj, ish-kryeministër i Estonisë!

FOTO/ Komisionerja Kaja Kallas humbet njeriun e dashur, ndahet nga jeta babai i saj, ish-kryeministër i Estonisë!

Ish-kryeministri i Estonisë dhe ish-zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Siim Kallas, ka ndërruar jetë në moshën 77-vjeçare. Lajmin e ka bërë të ditur vajza e tij, Kaja Kallas, Përfaqësuese e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë. Kaja Kallas njoftoi të shtunën në mëngjes se babai i saj kishte ndërruar jetë gjatë natës. Kush ishte Siim Kallas? Siim Kallas ishte një nga figurat e rëndësishme të politikës moderne estoneze. Ai shërbeu si kryeministër i Estonisë nga viti 2002 deri në vitin 2003, ndërsa më herët kishte mbajtur postet e ministrit të Jashtëm dhe ministrit të Financave. Pas përfundimit të detyrës si kryeministër, Kallas u angazhua në institucionet evropiane. Nga viti 2004 deri në vitin 2014 shërbeu si komisioner evropian dhe më pas...