FOTO/ Çmenduritë e motit, breshër sa një top tenisi dhe stuhi në Zvicër e Francë, dëme dhe shkatërrime të shumta!
Një stuhi e fuqishme ka shkaktuar dëme të shumta në disa vende të Evropës, duke përfshirë Francën, Italinë dhe Zvicrën. Erërat e forta, reshjet intensive dhe breshëri i madh kanë dëmtuar automjete, banesa dhe pemë, ndërsa situata ka krijuar momente paniku për banorët. Në Zvicër, breshëri i madh goditi disa zona, duke dëmtuar kopshte dhe duke shkaktuar dëme të tjera materiale. Kokrrat e breshërit ishin jashtëzakonisht të mëdha, në përmasa të krahasueshme me një top tenisi, duke treguar intensitetin e rrallë të fenomenit atmosferik. Edhe në Francë, erërat arritën shpejtësi deri në 90 milje në orë, rreth 145 kilometra në orë. Pamjet e publikuara tregojnë pemë të përkulura nga forca e erës dhe reshje të dendura që ‘godisnin’ rrugët. Situata ishte veçanërisht e vështirë në...
Burimi:
javanews.al