Fluks e radhë të gjata edhe në pikën e Qafë-Botës, 10 mijë hyrje-dalje në kufiri, pala greke punon vetëm me 2 sportele
Radhë të gjata automjetesh dhe udhëtarësh janë krijuar këtë fundjavë edhe në pikën kufitare të Qafë Botës, në jug të vendit. Pjesa më e madhe e tyre janë emigrantë që kthehen nga Greqia në Shqipëri për pushimet e verës. Ngarkesa është vënë re në të dyja anët e pikës së kalimit kufitar, ku qytetarët presin për përfundimin e procedurave të kontrollit. Në 24 orët e fundit, në Qafë Botë kanë hyrë dhe kanë dalë rreth 10 mijë shtetas shqiptarë dhe të huaj. Sipas të dhënave nga pika kufitare, fluksi është më i madh në hyrje drejt Shqipërisë. Nga pala shqiptare janë në funksion katër sportele, ndërsa pala greke operon me dy sportele. Fluksi i lartë lidhet me lëvizjet e turistëve dhe pushuesve gjatë sezonit veror,...
Burimi:
javanews.al