Goditet trafiku i armëve Kosovë-Shqipëri, kuksiani kapet në Maminas, në pranga dhe shoqëruesja nga Prizreni! Arsenali dyshohet për grupet kriminale
Një rast i trafikut të armëve nga Kosova në Shqipëri është goditur sot (15 gusht) nga Policia e Shtetit. Policia e Durrësit njoftoi ka finalizuar operacionin e koduar “Hallkat”, në kuadër të një hetimi për trafikimin e armëve të zjarrit nga Kosova drejt Shqipërisë, me qëllim shitjen e tyre te grupe kriminale. Gjatë operacionit janë sekuestruar 3 pistoleta, 34 fishekë luftarakë, një automjet dhe një armë e ftohtë. Në pranga ka rënë në flagrancë një 34-vjeçar, banues në Kukës, i cili dyshohet se transportonte armët me automjet. Bashkë me të është arrestuar edhe një 39-vjeçare, banuese në Prizren, e dyshuar për moskallëzim të krimit. Sipas policisë, gjatë kontrollit të automjetit në Maminas u gjetën tre pistoleta dhe municion, të cilat dyshohet se ishin trafikuar nga...
Burimi:
javanews.al