Ethet e Nilit Perëndimor alarmojnë Maqedoninë e Veriut, shpallet epidemi në 5 komuna! 26 raste dhe një viktimë

Ethet e Nilit Perëndimor alarmojnë Maqedoninë e Veriut, shpallet epidemi në 5 komuna! 26 raste dhe një viktimë

Autoritetet shëndetësore në Maqedoninë e Veriut kanë shpallur epidemi të Etheve të Nilit Perëndimor në pesë komuna të Shkupit, pas rritjes së rasteve dhe përkeqësimit të situatës epidemiologjike. Masa prek komunat Kisella Vodë, Gazi Babë, Aerodrom, Butel dhe Ilinden. Sipas Institutit të Shëndetit Publik, deri më 11 gusht janë konfirmuar 26 raste me virusin, ndërsa katër persona të tjerë janë ende në proces diagnostikimi. 25 prej rasteve janë regjistruar në Shkup dhe një në Veles. Autoritetet bëjnë me dije se pothuajse të gjitha infeksionet janë marrë brenda vendit, ndërsa vetëm një pacient kishte udhëtuar më parë në Greqi. Në Klinikën e Sëmundjeve Infektive janë trajtuar 20 pacientë, ndërsa pesë prej tyre ndodhen në gjendje kritike dhe po mbahen në ventilim mekanik. Një pacient 83-vjeçar ka...