Droni shpërthen pranë kufirit Bullgari-Rumani, autoritetet nisin hetimet
Bota E Shtunë, 8 Gusht 2026 16:02 Një incident me një dron të paidentifikuar ka alarmuar autoritetet në Bullgari, pasi mjeti fluturues shpërtheu pranë kufirit me Rumaninë. Sipas të dhënave paraprake, droni hyri në hapësirën ajrore bullgare nga territori rumun dhe shpërtheu rreth një kilometër larg një stacioni kompresimi të gazsjellësit Transballkanik, në afërsi të ish-pikës kufitare të Kardamit. Kryeministri bullgar, Rumen Radev, bëri me dije se zhurma e mjetit fluturues ishte dëgjuar fillimisht nga policia kufitare rumune. Pak më vonë, patrullat bullgare raportuan një shpërthim të fuqishëm. Autoritetet identifikuan shpejt vendin ku kishte rënë droni, ndërsa nga incidenti nuk pati viktima dhe as dëmtime në ndërtesa apo në infrastrukturën energjetike pranë zonës. Megjithatë, incidenti ka ngritur pikëpyetje mbi sigurinë e hapësirës ajrore, pasi Radev...
Burimi:
kohajone.com