Aksident i trefishtë në aksin Gjirokastër-Kakavijë, një e lënduar

Aksident i trefishtë në aksin Gjirokastër-Kakavijë, një e lënduar

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin nacional Gjirokastër–Kakavijë, në vendin e quajtur “Varrezat e Gjirokastrës”. Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë tre automjete, ndërsa si pasojë e përplasjes ka mbetur e lënduar drejtuesja e njërit prej mjeteve. E lënduara është transportuar për në Spitalin Rajonal “Omer Nishani”, ku po merr ndihmën mjekësore. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.