Dosjet Epstein/ Departamenti i Drejtësisë refuzon publikimin e materialeve të tjera, kërkon shtyrje 60-ditore
Departamenti i Drejtësisë i SHBA-ve ka refuzuar të publikojë materiale shtesë nga dosjet e çështjes së Jeffrey Epstein, pavarësisht urdhrit të një gjykatësi federal. Sipas tij, një pjesë e madhe e dokumenteve përmban të dhëna sensitive për viktimat, ndërsa në raste të tjera redaktimet janë bërë në përputhje me ligjin në fuqi. Sipas ABC, pak para afatit të vendosur nga gjykata për publikimin e dokumenteve ose shpjegimet për mbajtjen e tyre sekret, zëvendësprokurori i përgjithshëm i SHBA-ve, Stanley Woodward, i kërkoi gjykatës një shtyrje prej 60 ditësh ose pranimin e argumenteve të qeverisë për të mos kërkuar publikim të mëtejshëm. Departamenti thekson se nuk pajtohet me interpretimin e gjykatës mbi ligjin ‘Epstein Files Transparency Act’, por kërkon të sqarojë pse disa dokumente mbeten të klasifikuara....
Burimi:
javanews.al