Alarm në anijen luksoze! Mbi 100 pasagjerë infektohen nga norovirusi, nis izolimi dhe dezinfektimi i menjëhershëm
Mbi 100 pasagjerë dhe rreth 23 anëtarë të ekuipazhit në një anije të kompanisë Princess Cruises dyshohet se janë infektuar nga norovirus, sipas Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC). Anija “Ruby Princess” u nis më 12 qershor nga San Francisko drejt Alaskës dhe Kanadasë, me kthim të planifikuar më 2 korrik. Rreth dy javë pas nisjes, CDC raportoi shpërthimin, i cili konsiderohet i tillë kur sëmuren të paktën 3% e pasagjerëve. Në bord ndodheshin 3 mijë e 32 pasagjerë dhe 1 mijë e 144 anëtarë ekuipazhi. Anija u ankorua në San Francisko të enjten për dezinfektim. Norovirusi është ngjitës dhe shkakton simptoma si diarre dhe të vjella, duke u përhapur përmes kontaktit me sipërfaqe të kontaminuara ose ushqim të infektuar. Autoritetet shëndetësore...
Burimi:
javanews.al