Dalin detaje nga operacioni në Dhërmi/ Policia rrethoi vilën luksoze, në pranga Granit Pepnika dhe dy të tjerë, gjenden armë e kanabis
Ky është momenti kur forcat e Policisë arrestojnë Granit Pepnika, bossin e mashtrimeve me call center në një rezidencë në Drimadhes. Granit Pepnika është arrestuar nga forcat operacionale dhe policia e Vlorës. Policia ka dhënë detaje të tjera lidhur me operacionin në Drimadhë, ku janë arrestuar dhe dy persona të tjerë. Në pranga ranë Xhoni Hitaj, 31 vjeç dhe Redion Rexhmati, 28 vjeç. Hitaj ishte shpallur më herët në kërkim “, si i dyshuar për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”, ndërsa Rexhmati akuzohet për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”. Në rrugë operative policia e Vlorës ka patur informacion mbi vendndodhjen e tij dhe e ka mbajtur në vëzhgim. Në momentin kur po dilte për të shkuar për të pushuar e kanë arrestuar. Operacioni është...
Burimi:
javanews.al