Do të rikthehet atje ku la gjurmë me gola, sulmuesi shqiptar largohet nga Italia

Do të rikthehet atje ku la gjurmë me gola, sulmuesi shqiptar largohet nga Italia

Xhakomo Vrioni do të largohet nga Italia. Sulmuesi shqiptar u rikthye nga Amerika në Serinë B pak muaj më parë, por nuk arriti të linte gjurmë me fanellën e Çezenës. Tashmë Vrioni ka vendosur të vazhdojë karrierën e tij në një tjetër kampionat, atje ku disa vite më parë la gjurmë me golat e tij. Behet fjalë për kampionatin austriak, ku këtë herë do të veshë fanellën e Volfsbergerit. Kujtojmë se më parë Vrioni ka luajtur për Tirolin në Austri, teksa ishte i huazuar nga Juventusi./Sport Ekspres/