Rivlerësimi i xhiros për 2025 rrit detyrimet vendore, disa biznese paguajnë deri në 4-fish më shumë
Rivlerësimi i xhiros të vitit 2025 për bizneset në Tiranë ka sjellë deri në 4-fishim të detyrimeve vendore, për tarifën e pastrimit dhe taksën e përkohshme të infrastrukturës arsimore. Për të dyja këto detyrime, pagesa llogaritet në bazë të kategorizimit sipas xhiros vjetore, e ndarë në katër fasha, të përcaktuara në vendimin 158/2019 të Këshillit Bashkiak Tiranë, “Për sistemin e Taksave dhe Tarifave Vendore në qytetin e Tiranës”, të ndryshuar. Sipas këtij vendimi, për llogaritjen e tarifës së pastrimit dhe taksës së përkohshme të infrastrukturës arsimore, bizneset ndahen në katër grupe kryesore xhiroje: nga 0 deri në 2 milionë lekë dhe nga 2 deri në 8 milionë lekë përfshihet biznesi i vogël, dhe mbi 8 milionë lekë në vit, ku kjo e fundit përfshin bizneset...
Burimi:
sot.com.al