Filck i kërkon klubit të mbyllë sa më shpejt marrëveshjen për portugezin, e konsideron thelbësor në ekip
Trajneri Hansi Flick do të duhet të presë pak më gjatë para se të mirëpresë João Cancelo. Kthimi i mbrojtësit portugez në Barcelonë, i konsideruar si një nga prioritetet e trajnerit gjerman për të kompletuar mbrojtjen e tij, po zgjat më shumë se sa pritej. Pasi kaloi pjesën e fundit të sezonit të kaluar në huazim me fanellën “blaugrana”, Cancelo u kthye në Al-Hilal, klubin e tij aktual, dhe po pret që palët të arrijnë një marrëveshje përfundimtare për kthimin e tij në Katalonjë. Sipas “Mundo Deportivo”, marrëveshja nuk pritet të finalizohet para gushtit për shkak të disa çështjeve tatimore që ende nuk janë zgjidhur, si në lidhje me pagën e lojtarit ashtu edhe me strukturën financiare të marrëveshjes. Flick vazhdon të shtyjë për ardhjen...
Burimi:
telesport.al