Vrasësit e drejtësisë festojnë dhjetëvjetorin e kufomës

Vrasësit e drejtësisë festojnë dhjetëvjetorin e kufomës

Vrasësit e drejtësisë festojnë dhjetëvjetorin e kufomës Nga Av. Dorian Matlija – Replikë ndaj kremtimit alla Fatmir Xhafa, të një eksperimenti që u vrau qytetarëve të drejtat dhe profesionistëve zanatin Pas 10 vjetësh reformë në drejtësi nuk ka asgjë për të festuar. Nuk ka “dekadë që ndryshoi shtetin” siç tallet Fatmir Xhafa në një shkrim të publikuar nga të gjitha dritaret mediatike të qeverisë. Ka vetë, një dekadë që çmontoi drejtësinë, zbrazi gjykatat, shkatërroi hierarkinë profesionale, poshtëroi avokatinë, shumëfishoi kohën dhe koston e çdo procesi dhe e la qytetarin pa asnjë vend ku të mbrojë realisht të drejtat. Të gjitha deshtimet e reformës ishin të paralajmëruara nga shumë prej nesh që në ditën e parë të hedhjes së idesë. Fatmir Xhafaj mund të shkruajë sa...