Të ftuarit në dasmën e Gigio Donnarumma, ceremonia e “blinduar” do të zhvillohet në Bari
Dita e madhe ka mbërritur për Gianluigi Donnarumma. Portieri dhe kapiteni i Italisë, aktualisht te Manchester City, do të martohet me Alessia Elefante në një ceremoni shumë të blinduar në Pulia, në Locorotondo të Barit. Çifti kishte zhvilluar fshehurazi ceremoninë civile në fillim të majit, ndërsa festa e madhe do të mbahet në një maseri antike në Fasano, pas “po”-së në Kishën San Giorgio Martire. Të pranishëm pritet të jenë familjarë, miq dhe shumë figura të sportit që kanë shoqëruar karrierën e Gigios. Kurioziteti më i madh lidhet me mundësinë e pranisë së Pep Guardiola, si edhe të Paolo Maldini dhe Leonardos, me të cilët Donnarumma ka bashkëpunuar te Milani, PSG dhe Manchester City. Nëse do të jenë të gjithë aty, dasma mund të kthehet...
Burimi:
telesport.al