Zyrtare/ Jurgen Klopi emërohet trajner, ndizen shpresat për rikthimin e Gjermanisë në majën e futbollit

Zyrtare/ Jurgen Klopi emërohet trajner, ndizen shpresat për rikthimin e Gjermanisë në majën e futbollit

Tashmë është zyrtare. Jurgen Klopi është trajneri i ri i Kombëtares së Gjermanisë. Ish-kreu i pankinës së Liverpulit ka firmosur një kontratë 4-vjeçare. Ai do të jetë në krye të “pancerave” deri në korrikun e vitit 2030. Kjo datë përkon me përfundimin e Kupës së Botës 2030. Me emërimin e Jurgen Klopit në drejtimin e Kombëtares gjermane janë ndezur shpresat për një rikthim të lavdisë të së shkuarës. Klopi është një nga trajnerët më të mirë në qarkullim, që në karrierën e tij të suksesshme ka dëshmuar qartë se di të ndërtojë një ekip fitimtar edhe në çastet kur skuadrat kanë qenë në vështirësi./Sport Ekspres/