Kryeson Europën! Shqipëria, vendi i bareve dhe restoranteve

Kryeson Europën! Shqipëria, vendi i bareve dhe restoranteve

Në Shqipëri, bar-kafenetë janë kthyer prej kohësh në një model biznesi thuajse unik në Europë. Ato hapen relativisht lehtë, gjenden në çdo lagje dhe përbëjnë një pjesë shumë të madhe të sipërmarrjes private, krahasuar me vendet e tjera europiane. Baret, restorantet dhe shërbimet ushqimore përbëjnë 12.28% të numrit të përgjithshëm të ndërmarrjeve në Shqipëri, përqindja më e lartë ndër vendet europiane të krahasuara dhe rreth 2.6 herë mbi mesataren e Bashkimit Europian, që është 4.73%. Të dhënat i referohen vitit 2023 dhe janë publikuar nga Eurostat, të përpunuara nga revista “Monitor”. Diferenca me vendet e tjera është e ndjeshme. Pas Shqipërisë renditet Serbia, ku aktivitetet e shërbimit të ushqimit dhe pijeve përbëjnë 8.43% të ndërmarrjeve, e ndjekur nga Greqia me 8.25%, Spanja me 7.51%, Kroacia...