Egnatia dhe Dinamo shkruajnë historinë në Europë, rrogozhinasit sigurojnë Conference League

Egnatia dhe Dinamo shkruajnë historinë në Europë, rrogozhinasit sigurojnë Conference League

Mbrëmje e madhe për futbollin shqiptar në Europë. Egnatia dhe Dinamo kanë siguruar kualifikimin në fazën Play-Off të kompeticioneve europiane, pas dy fitoreve bindëse në ndeshjet e kthimit. Egnatia realizoi një përmbysje spektakolare ndaj Shamrock Rovers. Pas humbjes 3-1 në ndeshjen e parë në Irlandë, kampionët e Shqipërisë triumfuan 5-1 në Rrogozhinë, duke e mbyllur përballjen me rezultatin e përgjithshëm 6-4. Ky sukses i garanton Egnatias të paktën një vend në fazën e ligës së Conference League. Ndërkohë, skuadra rrogozhinase do të vijojë aventurën në Europa League, ku në raundin Play-Off do të përballet me norvegjezët e Lillestrøm, në dy ndeshje që do të vendosin për një vend në fazën e ligës së këtij kompeticioni. Edhe Dinamo dhuroi një paraqitje të shkëlqyer. Blutë përmbysën humbjen...