Regjistrimet e bizneseve të reja rriten me 7.5%, kryeson Tirana. QKB: Kompanitë me kapital të huaj u rritën me 35.7%

Regjistrimet e bizneseve të reja rriten me 7.5%, kryeson Tirana. QKB: Kompanitë me kapital të huaj u rritën me 35.7%

Regjistrimet e bizneseve të reja në Shqipëri u rritën me 7.5% gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026, sipas të dhënave të publikuara nga Qendra Kombëtare e Biznesit. Në periudhën janar-qershor u regjistruan 11,567 subjekte të reja, ose 806 më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Pjesën më të madhe të regjistrimeve e përbëjnë personat fizikë me 8,757 subjekte, ndërsa shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar renditen të dytat me 2,775 regjistrime. Bizneset me kapital tërësisht shqiptar mbeten mbizotëruese, por vihet re një rritje e ndjeshme, me 35.7%, e subjekteve me kapital 100% të huaj, të cilat arritën në 1,240. Qarku i Tiranës kryeson për nga numri i regjistrimeve me mbi gjysmën e totalit, i ndjekur nga Vlora dhe Durrësi, ndërsa...