Muriqi zgjedh të ardhmen e tij, Lacio fërkon duart nga transferimi i “piratit”
Vedat Muriqi do të largohet nga Majorka. Sulmuesi shqiptar duket se e ka zgjedhur të ardhmen e tij. “Pirati” do të kthehet në Stamboll, aty ku do të veshë sërish fanellën e Feberbahçes. Fabricio Romano bën me dije se palët kanë arritur marrëveshjen për transferimin e Muriqit. Për të siguruar shërbimet e sulmuesit nga Prizreni Fenerbahçe do të paguajë plot 15 milionë euro. Por ajo që përfiton më tepër në këtë transferim nuk është Majorka. Lacio, që sipas kontratës së bërë nga Igli Tare ka ende në zotërim 45% të kartonit në rast rishitjeje, do të përfitojë 7 milionë euro. Ndërkohë 8 milionë euro do të shkojnë në arkën e Majorkës./Sport Ekspres/
Burimi:
sportekspres.com