Muriqi kthehet te Fenerbahçe, Lazio fërkon duart, ja sa përfiton klubi i Serie A
Vedat Muriqi ishte një protagonist absolut me Mallorca në kampionatin spanjoll të futbollit në sezonin që sapo u mbyll. Sulmuesi i përfaqësuese së Kosovës shënoi 23 gola, por që për fat të keq nuk i mjaftuan skuadrës ishullore të evitojë rënien nga kategoria. Kështu, pas 4 sezonesh në Spanjë, ‘Pirati’ ka vendosur të ndryshojë ambient dhe të kthehet te Fenerbahçe ku luajti edhe në periudhën 2019-2021 përpara se te transferohej te Lazio në Serie A. Transferimi i sulmuesit dardan në Turqi bën të lumtur pikërisht edhe Lazion me bardhekaltrit që kishin të drejtë të përfitimit të 45% të të ardhurave nga rishitja e kartonit të Muriqit nga ana e Mallorca ku futbollisti u transferua në vitin 2022. Fenerbahçe e bleu kartonin e Muriqit për rreth...
Burimi:
top-channel.tv