“Do të përcillem në atë botë me…”/ Fjalët prekëse të Birçe Haskos, ja çfarë thoshte në 2017
Arti shqiptar humbi një nga njerëzit e tij më të vyer. Jo vetëm një aktor të madh, një profesor të rrallë dhe një emër që la gjurmë në kinematografi, por edhe një njeri që jetoi me dinjitet, ndershmëri deri në fund të jetës. Ndarja nga jeta e Birçe Hasko në moshën 84-vjeçare ka lënë pas një boshllëk të madh në botën e artit shqiptar, aty ku ai dha gjithçka nga vetja për më shumë se pesë dekada. I lindur në Dukat të Vlorës më 15 mars 1942, Birçe Hasko ia kushtoi jetën skenës, filmit dhe edukimit të brezave të rinj të artistëve. Pas diplomimit në Institutin e Lartë të Arteve në vitin 1969, ai u përzgjodh mes studentëve më të shkëlqyer për të mbetur pedagog...
Burimi:
javanews.al