“Ja ligji… ja dhe Maliqi”/ Toni Gogu kujton Birçe Haskon: Fjalë të thëna labçe, që përshkruajnë të vërteta të mëdha
Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të aktorit të njohur shqiptar Birçe Hasko, duke ndarë një reflektim të veçantë mbi rolin e tij në filmin kult “Përrallë nga e Kaluara”. Në një postim në rrjetet sociale, Gogu shkruan se Birçe Hasko ishte “një nga aktorët që dinte t’u jepte personazheve jo vetëm zë, por edhe mendim”. Ministri ndalet te një nga skenat më të njohura të filmit, duke e lidhur atë me kuptimin e drejtësisë dhe mënyrën si zbatohet ligji. “Ja ligji… ja dhe Maliqi”, citon Gogu frazën ikonike të personazhit, ndërsa shton se në pak sekonda filmi arrinte të shpjegonte atë që “libra të tërë juridikë përpiqen ta shpjegojnë prej shekujsh: se ligji nuk është vetëm teksti, por edhe...
Burimi:
javanews.al