Goditet grupi korçar i trafikut të klandestinëve, 2 të arrestuar, njëri ishte nën arrest! Po transportonin drejt vendeve të BE-së 28 sudanezë dhe…

Goditet grupi korçar i trafikut të klandestinëve, 2 të arrestuar, njëri ishte nën arrest! Po transportonin drejt vendeve të BE-së 28 sudanezë dhe…

Policia e Korçës ka goditur sot (8 gusht) një grup të trafikut të klandestinëve nga vendet e treta me destinacion ato të BE-së. Ndërsa transportonin me furgon 29 emigrantë të paligjshëm afrikanë nga Sudani, u lokalizuan gjatë aksionit të koduar “Route” (Rruga) në zonën kufitare të Korçës për t’i kaluar në Malin e Zi nga kufiri i Shkodrës (foto kryesore). “Si rezultat i operacionit, u arrestuan shtetasit J. M., alias D. M., 42 vjeç, banues në Korçë dhe shtetasi E. D., 31 vjeç, banues në fshatin Belorta, Maliq. Nga verifikimet rezultoi që shtetasi E. D. ka qenë me masën e sigurisë atë të “Arrestit në shtëpi”. Këta shtetas u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare, në fshatin Plasë, Maliq, ku kishin grumbulluar rreth...