Kthesa e madhe në Lindjen e Mesme, pritet raund i ri bisedimesh në Teheran

Kthesa e madhe në Lindjen e Mesme, pritet raund i ri bisedimesh në Teheran

Shefi i ushtrisë pakistaneze, Asim Munir, zhvilloi një rund të ri takimesh me zyrtarë të lartë iranianë në Teheran më 23 maj, si pjesë e një përpjekjeje të gjerë diplomatike që përfshin Pakistanin, Katarin, shtetet e Gjirit Persik dhe vendet perëndimore, mes frikës në rritje se konflikti në Iran mund të ndizet sërish. Mediat shtetërore iraniane raportuan se Munir zhvilloi takime të ndara me presidentin iranian, Masoud Pezeshkian, dhe kryetarin e Parlamentit, Mohammad Bagher Qalibaf, pas bisedimeve të mëhershme me ministrin e Jashtëm, Abbas Araqchi, të cilat vazhduan deri vonë natën e 22 majit. Sipas raportimeve, diskutimet u përqendruan në propozimet diplomatike dhe mesazhet e shkëmbyera mes Teheranit dhe Uashingtonit, përfshirë një dokument me 14 pika, të cilin Irani e konsideron thelbësor për negociatat e...