Defekti në sistemin e kondicionimit shkrumbon në Lushnjë furgonin që transportonte zogj fushe nga Maqedonia e Veriut! Shoferi…

Defekti në sistemin e kondicionimit shkrumbon në Lushnjë furgonin që transportonte zogj fushe nga Maqedonia e Veriut! Shoferi…

Një defekt në sistemin e kondicionimit është bërë shkak për përfshirjen e një furgoni transporti që vinte nga Maqedonia e Veriut dhe importonte zogj fshati me destinacion jugun e Shqipërisë. Ngjarja dramatike ndodhi sot në zonën e Lushnjës, pranë fshatit Këmishtaj, por pa të lënduar. Dëmet materiale janë të konsiderueshme, si dhe ekonomike, pasi më shumë se gjysma e zogjve janë djegur apo kanë ngordhur. Nga hetimet paraprake mësohet se drejtuesi i furgonit e ka konstatuar zjarrin vetëm pasi ka dalë nga autostrada dhe ka marrë kthesën në drejtim të Këmishtajt. “Pas njoftimit të marrë, shërbimet e zjarrfikëses së Lushnjës kanë mbërritur me shpejtësi në vendngjarje, duke ndërhyrë për të shuar flakët që kishin përfshirë kabinën e drejtuesit. Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë, dëmet kanë qenë...