Disiplina/ Plasin gjobat dhe ndëshkimet në të gjitha kategoritë, e pëson edhe presidenti Matija
Vendimi nr. 44 i Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 08.05.2026 1. Flamurtari FC, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës duke rrezikuar sigurisë e zyrtarëve dhe lojtarëve të ekipit kundërshtar si dhe për përdorimin e koreve fyese ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 6/3/b, 8/1, 17/2/b, 17/2/e dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë, si dhe me zhvillimin e 2 (dy) ndeshjeve pa praninë e spektatorëve. 2. Zyrtari i Flamurtari FC, Erion Dinaj, për shkelje të rregullave themelore të sjelljes së mirë, duke hyrë në fushën e lojës në mënyrë të paautorizuar dhe të parregullt, në bazë të nenit 13/2/a të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë. ...
Burimi:
sportiim.al