Vllaznia B shpallet kampione e Kategorisë së Tretë, mposht Albpetrolin në finale

Vllaznia B shpallet kampione e Kategorisë së Tretë, mposht Albpetrolin në finale

Vllaznia B është ekipi kampion i Kategorisë së Tretë. Në finalen e zhvilluar në “Shtëpinë e Futbollit”, kuqeblutë triumfuan ndaj Albpetrolit me rezultatin 4-2. Takimi u zhbllokua në minutën e 24-t nga Papaj, ndërsa Zekaj dhe Naza në minutat 57 dhe 60 e çuan avantazhin në 3-0 për Vllazninë B. Albpetroli reagoi në minutën e 71-të me golin e Hyskës, por Vllaznia B riktheu epërsinë e thellë me golin e katërt të shënuar nga Halili. Në fund të ndeshjes, Albpetroli shënoi sërish me Gjonin, por pa arritur të ndryshojë fatin e takimit, i cili u mbyll 4-2 për Vllazninë B. Të dy skuadrat nga sezoni i ri do të garojnë në Kategorinë e Dytë. Në përfundim të ndeshjes u zhvillua ceremonia e dorëzimit të trofeut...