Dështimi/ Nigeria në kaos total, kërkohet largimi i stafit dhe vetë presidentit…

Dështimi/ Nigeria në kaos total, kërkohet largimi i stafit dhe vetë presidentit…

Kombëtarja e Nigerisë me reputacion në Afrikë e kompeticione të mëdha, mbeti jashtë Kupës së Botës 2026 pasi u eliminua nga Republika Demokratike e Kongos në ndeshjen finale të play-off-it në nëntor të vitit 2025, duke humbur me penallti. Madje dhe ekipi i vajzave nuk arriti të sigurojë një biletë direkte për Kupën e Botës për Femra FIFA 2027. Pas një heshtje sot Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Nigerisë u ka kërkuar anëtarëve të ekipit teknik të të japin dorëheqjen menjëherë.Madje të tjerë shprehen se vetëm ekipi teknik, por kreu i NFF-së (Gusau) dhe drejtori teknik (Eguavoen) të japin dorëheqjen. Sipas zërave në Nigeri vetë NFF-ja dhe bordi i saj kanë dështuar në futbollin nigerian dhe duhet të marrin përgjegjësi për gjendjen aktuale...