Kasijasi befason me deklaratën për sherrin te Reali: Janë normale, kanë ndodhur edhe në kohën tonë
Përleshja mes Valverdes dhe Çuamenit ka qenë tema e ditës në mediat botërore dhe sidomos në ato spanjolle. Mbi këtë çështje është pyetur edhe legjenda e Realit të Madridit, Iker Kasijasi. Ish-portieri ka deklaruar qetësisht se këto janë situata të zakonshme në dhomat e zhveshjes, që kanë ndodhur edhe në kohën e tij. Një deklaratë paska befasuese, duke qenë se mesfushori uruguajan përfundoi në spital pas përplasjes fizike me shokun e tij të skuadrës. “Çdo gjë e ka një zgjidhje. Këto janë gjëra që ndodhin në një dhomë zhveshjeje, edhe në kohën tonë gjithashtu. Ndodh në një moment kur je i acaruar”, ka thënë ndër të tjera Iker Kasijasi./Sport Ekspres/
Burimi:
sportekspres.com