Ilir Meta dënon sulmin ndaj Berishës: Protesta tregoi se populli nuk ndalet nga dhuna

Ilir Meta dënon sulmin ndaj Berishës: Protesta tregoi se populli nuk ndalet nga dhuna

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, reagoi pas protestës së opozitës në Tiranë, duke falënderuar mijëra qytetarë që morën pjesë në marshimin paqësor. Meta akuzoi qeverinë e Edi Rama për dhunë ndaj protestuesve dhe dënoi ashpër, sipas tij, sulmin e policisë ndaj liderit të opozitës, Sali Berisha. Ai theksoi se protesta dëshmoi vendosmërinë e qytetarëve për ndryshim dhe se “populli është i pamposhtur”. Reagimi i Ilir Metës: Falenderim të përzemërt për mijëra qytetarë nga mbarë vendi që protestuan me kurajë dhe u përballën në Tiranë me Narkoregjimin e Edi Ramës, që me narkopolicët dhe banditët me uniformë, ushtruan dhunën më të egër ndaj shqiptarëve të lirë. Marshimi paqësor dëshmoi me zërin më të fortë edhe njëherë sot se populli është sovrani i vetëm dhe...