“Dha urdhër për të më vrarë vëllain”, Xhaferraj dëshmon në gjyqin ndaj Laert Haxhiut: Pyeta të atin, por më tha se…
Gjykata e Posaçme vijoi të martën të dëgjojë dëshmitarët e SPAK në procesin gjyqësor ndaj Laert Haxhiut. Dëshmitari Xhuliano Xhaferraj, mbërriti në sallë i prangosur e i shoqëruar nga policia, për shkak se është i paraburgosur për llogari të një procedimi tjetër penal. Xhaferraj është vëllai i Fridman Xhaferrajt, për vrasjen e të cilit akuzohet Haxhiu dhe grupi i tij. “Kam qenë në burg kur u vra vëllai. Më morën në komisariat dhe më pyetën, sepse vëllain nuk po e njihnin ngaqë ishte gjetur në ujë. Unë ato ditë mbarova dënimin. Kur dola shkova në shtëpinë e vjehrrës, se kisha nusen atje. Gjeta policë që po kontrollonin. Më shoqëruan. Atje më thanë që është gjetur në rezervuar në Drenovë. Kur fola njëherë me vëllain, kur...
Burimi:
javanews.al