Bardhi akuzon Ramën: Qeveria po vë në rrezik zbatimin e marrëveshjes me SHBA dhe po shkel Kushtetutën

Bardhi akuzon Ramën: Qeveria po vë në rrezik zbatimin e marrëveshjes me SHBA dhe po shkel Kushtetutën

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, në një reagim në rrjetet e tij sociale është shprehur se qeveria shqiptare po rrezikon zbatimin e marrëveshjes së mbrojtjes me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke shkelur, sipas tij, detyrimet kushtetuese për ratifikimin dhe publikimin e saj. Bardhi ka akuzuar mazhorancën se ka shkelur procedurat parlamentare dhe se mbajtja e marrëveshjes jashtë publikimit në Fletoren Zyrtare bie ndesh me Kushtetutën. Ai theksoi se, një marrëveshje ndërkombëtare e ratifikuar me ligj nuk mund të jetë sekrete dhe duhet të publikohet e plotë për të prodhuar efekte juridike. Gjithashtu ai ka ngritur pikëpyetje mbi mënyrën e veprimit të qeverisë, duke kërkuar transparencë dhe duke theksuar se publikimi i marrëveshjes në Fletoren Zyrtare është një detyrim kushtetues dhe jo...