Dështon emërimi i përfaqësuesit të ri ndërkombëtar në Bosnje, konsultimet vazhdojnë
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC) nuk arriti pajtim për zgjedhjen e përfaqësuesit të ri të lartë në Bosnje në mbledhjen e mbajtur në Sarajevë të enjten. Megjithatë, përfaqësuesi në largim i lartë në Bosnje, Christian Schmidt, në një adresim me video tha se është arritur një pajtueshmëri e përgjithshme për rëndësinë e Zyrës së Përfaqësuesit të Lartë (OHR). ‘Këto konsultime do të vazhdojnë gjatë qershorit dhe të gjithë pjesëmarrësit shpresojnë që kandidati për këtë pozitë të zgjidhet me konsensus në ditët në vijim, me qëllim që dorëzimi i detyrës të bëhet deri më 30 qershor’, tha ai. Sipas tij, kandidati i zgjedhur do të mbështesë zbatimin e Marrëveshjes së Dejtonit për Paqe dhe do t’u ofrojë ndihmë autoriteteve të Bosnjës...
Burimi:
syri.net