BE-ja premton 100 mln euro për forcimin e ushtrisë libaneze
Bashkimi Evropian ka miratuar një paketë të re ndihme prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze, me qëllim forcimin e forcave të armatosura në mes të një armëpushimi të brishtë në vend. “Kësaj here armëpushimi midis Izraelit dhe Libanit ofron një shans për të parandaluar kthimin në armiqësi në shkallë të plotë”, shkruan në rrjetet sociale shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas. Sipas saj, vdekja e një paqeruajtësi të UNIFIL-it dhe përleshjet e vazhdueshme tregojnë sa i brishtë është marrëveshja e arritur. Kallas theksoi se “rruga më e mirë për të ulur kërcënimin që paraqet Hezbollah është forcimi i shtetit libanez, fuqizimi i institucioneve të tij dhe rivendosja e monopolit të tij mbi përdorimin e forcës”. Kjo ndihmë e re vjen si...
Burimi:
vizionplus.tv