Nuk ka më dyshime, Interi merr vendimin final për të ardhmen e trajnerit Christian Chivu
Cristian Chivu dhe Interi do të vazhdojnë bashkëpunimin edhe për disa vite të tjera. Sipas raportimeve nga Italia, palët kanë arritur marrëveshjen për zgjatjen e kontratës së trajnerit deri në vitin 2028. Marrëveshja e re parashikon edhe një rritje të ndjeshme të pagës për teknikun rumun, i cili pritet të përfitojë rreth 4 milionë euro në sezon. Mbeten për t’u finalizuar vetëm procedurat formale, ndërsa nënshkrimi dhe njoftimi zyrtar pritet të bëhen së shpejti. Presidenti i Interit, Giuseppe Marotta, mund ta zyrtarizojë marrëveshjen gjatë Festivalit të Serie A, ku pritet të marrë pjesë në ditët në vijim. Chivu ka fituar besimin e plotë të drejtuesve zikaltër pas një sezoni të shkëlqyer debutues në krye të skuadrës, ku arriti të fitojë Serie A dhe Coppa Italia....
Burimi:
top-channel.tv