‘Me hirin e Zotit’/ Minatorët vazhdojnë të gërmojnë ndërsa diamantët e prodhuar në laborator ndryshojnë tregun

‘Me hirin e Zotit’/ Minatorët vazhdojnë të gërmojnë ndërsa diamantët e prodhuar në laborator ndryshojnë tregun

Rritja e popullaritetit të diamantëve të prodhuar në laborator ka shkaktuar një rënie të madhe të çmimit të gurëve të nxjerrë nga minierat. Në shtetin e Afrikës Perëndimore, Sierra Leone, miniera më e madhe e diamantëve në vend është mbyllur. Me trupin e zhveshur deri në bel, burrat punojnë nën vapën e diellit. Balta në gropë sitet dhe hidhet me lopatë. Danieli, mbikëqyrësi i kësaj miniere të largët, informale dhe në shkallë të vogël në Kono, rajoni i diamantëve në Sierra Leone, tregon zhavorrin që po kontrollon me gishtat e tij. “E vendosim në ujë dhe e lajmë”, thotë ai. “Nëse ka diçka si diamant ose ndonjë gur të ndritshëm, mund ta shohim.” Danieli dhe pesë të tjerë po kërkojnë vetëm fragmente të vogla, por...