Depresioni mund të ‘fikë’ aftësinë e trurit për të krijuar neurone të rinj

Depresioni mund të ‘fikë’ aftësinë e trurit për të krijuar neurone të rinj

Depresioni mund të përfshijë pjesërisht humbjen e aftësisë së trurit për të krijuar neurone të rinj, një zbulim që mund të çojë drejt një gjenerate krejtësisht të re trajtimesh. Shumica e rreth 100 miliardë neuroneve të trurit prodhohen para lindjes. Megjithatë, numri i vogël i neuroneve të rinj që vazhdojnë të formohen në hipokampusin e të rriturve mund të luajë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen kundër depresionit, sipas një studimi të ri nga Vagelos College of Physicians and Surgeons në Columbia University. Gjetjet ofrojnë provat e para se neurogjeneza, procesi i prodhimit të neuroneve të rinj, ndalet në trurin e të rriturve me çrregullim depresiv madhor. Studiuesit identifikuan gjithashtu programe molekulare të përfshira në kontrollin e këtij procesi, duke ofruar të dhëna të mundshme...