Deklarata e Vuçiç për lumin Ibër/ Reagon SHBA: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi, është i domosdoshëm

Deklarata e Vuçiç për lumin Ibër/ Reagon SHBA: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi, është i domosdoshëm

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar pas deklaratave të presidentit serb Aleksandar Vuçiç për mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër. SHBA ka theksuar rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, duke nënvizuar se dialogu mbetet rruga kryesore për zgjidhjen e çështjeve të hapura mes dy vendeve. Deklarata e Vuçiç, i cili tha se Serbia po shqyrton mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së Ibrit, ka shkaktuar reagime të forta në Kosovë dhe në rajon. Sipas presidentit serb, ideja lidhet me zhvillimet në zonën e Liqenit të Ujmanit dhe me prishjen e disa objekteve të serbëve në atë zonë. Edhe Bashkimi Evropian ka reaguar ndaj deklaratave, duke bërë të qartë se çdo veprim apo deklaratë që nuk kontribuon në normalizimin e marrëdhënieve...