SHBA dhe BE reagojnë ndaj deklaratave të Vuçiçit për lumin Ibër, kërkohet dialog dhe normalizim Kosovë-Serbi

SHBA dhe BE reagojnë ndaj deklaratave të Vuçiçit për lumin Ibër, kërkohet dialog dhe normalizim Kosovë-Serbi

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar dje pas deklaratave të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, lidhur me mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër. Në qëndrimin e tyre, SHBA-të kanë vënë theksin te nevoja për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, duke nënvizuar rëndësinë e dialogut për trajtimin dhe zgjidhjen e çështjeve të hapura mes palëve. “Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është pjesë e domosdoshme e këtij procesi”, deklaroi një zëdhënës i DASH. Deklaratat e Vuçiçit kanë shkaktuar reagime në Kosovë dhe rajon, për shkak të rëndësisë që lumi Ibër dhe sistemi i Ujmanit kanë për furnizimin me ujë, ujitjen dhe sektorin energjetik në Kosovë. Për këtë çështje ka reaguar edhe Bashkimi Evropian. Sipas REL-it, BE-ja ka bërë të qartë...