Kryeministri Kurti, pret në takim senatoren amerikane Ernst/ Zbardhen diskutimet
Kreyeministri i Kosovës, Albin Kurti këtë të martë ka pritur në takim senatoren amerikane, Joni Ernst. Kurti ka ndarë pamje dhe detaje nga takimi përmes një postimi në “X”. Ai u shpreh se ky është takimi i tyre i dytë brenda më pak se një viti. Sipas njoftimit, Kurti dhe senatorja folën lidhur me partneritetin Kosovë-SHBA, veçanërisht në fushat e mbrojtjes dhe çështjeve ushtarake. Më tej bëhet me dije se ata folën edhe lidhur situatën aktuale politike në Kosovë dhe rëndësinë e vazhdimit të diskutimit midis partive politike për krijimin e institucioneve. “Kënaqësi të mirëpres @SenJoniErnst në Zyrën e Kryeministrit për takimin tonë të dytë dypalësh në më pak se një vit. E falënderova Senatoren Ernst për mbështetjen e saj të gjatë dhe kontributet në...
Burimi:
sot.com.al