Censurohet fjala në gegnisht e deputetes së PS, Kuvendi: Shqipja standarde në procesverbal, detyrim ligjor

Censurohet fjala në gegnisht e deputetes së PS, Kuvendi: Shqipja standarde në procesverbal, detyrim ligjor

Fjalimi i deputetes Marjana Koçeku në dialektin gegë gjatë seancës së 14 prillit u transkriptua nga administrata e Kuvendit të Shqipërisë në gjuhën standarde zyrtare, sipas procesverbalit të publikuar. Pyetur nga BIRN, Kuvendi bëri me dije se përdorimi i shqipes standarde në dokumentet zyrtare është “detyrim ligjor”, ndërsa respektimi i rregullave të drejtshkrimit është i detyrueshëm. Deputetët mund të kërkojnë korrigjime vetëm për gabime përmbajtjeje, jo për përdorimin e dialekteve. Koçeku, e zgjedhur nga listat e mbyllura të Partisë Socialiste në Shkodër, përdori gegërishten për të përshkruar politikat e zhvillimit në zonat malore të veriut. Ajo i përgjigjej kritikave për përdorimin e dialektit duke deklaruar se “gegnishtja jeme âsht politike”. Debati mbi fjalimin e saj shkaktoi reagime të ndryshme në media dhe opinion publik, disa...