“Bomba” nga Spanja, ylli i Barcelonës mendon seriozisht largimin nga katalanasit në verë
Barcelona është pranë fitimit të titullit kampion këtë sezon, por e ardhmja e skuadrës mund të sjellë ndryshime të mëdha. Një nga yjet kryesorë, braziliani Raphinha, po mendon seriozisht largimin nga klubi katalanas, duke hedhur dyshime mbi sezonin e ardhshëm. Sipas mediave spanjolle, lojtari është në një fazë reflektimi dhe ka ndarë me klubin shqetësimet e tij për të ardhmen. Askush nuk është i sigurt nëse Raphinha do të qëndrojë në Barcelonë për edicionin e ardhshëm, ndërsa skuadra po planifikon me ambicie të mëdha për Ligën e Kampioneve. Mediat theksojnë se vendimi i tij nuk lidhet vetëm me aspektin sportiv, por edhe me çështje personale. Sezoni aktual ka qenë i vështirë për brazilianin, i cili ka pësuar disa dëmtime, megjithatë ka arritur të luajë 31...
Burimi:
top-channel.tv