Çdo dy ditë konflikte çasti! Në vetëm tre muaj tetë të vrarë dhe 31 të plagosur
Sipas një hulumtimi të kryer nga A2 CNN të paktën 40 ngjarje me të plagosur dhe viktima janë regjistruar gjatë tre muajve të fundit, duke ngritur alarmin e konflikteve për motive të dobëta apo të humbjes së durimit nga edhe grindje të çastit. Bilanci i këtyre tre muajve është tronditës, me 9 viktima dhe 31 ngjarje me të plagosur ku janë përdorur thika, armë zjarri dhe sende të forta. Vetëm në muajin prill u shënuan disa raste të rënda për motive të dobëta, nga vrasja e një 78-vjeçari me sende të forta në fshatin Bulgarec dhe e një 63-vjeçari në Vlorë, deri te plagosjet me thikë në Shkodër, Tiranë, Korçë dhe Vlorë. Edhe maji u karakterizua nga një seri ngjarjesh të dhunshme që përfunduan me...
Burimi:
javanews.al