Skandaloze, shtylla e korrentit mbahet nga telat

Skandaloze, shtylla e korrentit mbahet nga telat

Deputeti i PD-së Saimir Korreshi ka denoncuar sërish problematikat me shtyllat e korrentit në Lushnje. Në denoncimin e radhës, ai ka publikuar videon ku shihen shtyllat e korrentit që mbahet nga telat. Kjo në fakt është një gjendje skandaloze dhe një rrezik për jetën e banorëve të zonës. Deputeti i ka bërë thirrje ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë Enea Karakaçit të marrë masat për këtë situatë. “Uoooo KARAKAÇÇÇ edhe Uropës ja kalove more qerrata!!! Ne Uropttt zakonisht shtyllat mbajnë telat, ndërsa tek ne janë telat që mbajnë shtyllat. Thërriti Uropianët në seminar e jepu leksione. (p.s. shiko mos zë njeri korendi lëre Uropianizimin se e merr me të vërtetë ti.)”, denoncon Korreshi./