Pezeshkian: Suksesi i marrëveshjes SHBA-Iran varet nga zbatimi i saktë i saj

Pezeshkian: Suksesi i marrëveshjes SHBA-Iran varet nga zbatimi i saktë i saj

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, deklaroi këtë të martë se suksesi i marrëveshjes kornizë të arritur mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit do të varet sipas tij nga zbatimi korrekt i angazhimeve të marra nga të dyja palët. Përmes një postimi në platformën X, Pezeshkian theksoi se efektiviteti i bisedimeve lidhet drejtpërdrejt me respektimin e plotë të detyrimeve të dakorduara. “Efektiviteti i bisedimeve varet nga angazhimi i plotë ndaj detyrimeve të rëna dakord dhe zbatimi i tyre i saktë. Progresi në këtë rrugë do të matet me respektimin praktik të përgjegjësive të pranuara. Deklaratat jashtë tekstit të rënë dakord nuk ndihmojnë në avancimin e negociatave”, shkroi ai. Deklarata vjen një ditë pasi negociatorët amerikanë dhe iranianë shprehën optimizëm pas raundit të fundit të bisedimeve të...